Klubi i Biznesit ka njoftuar se sot gjatë ditës ka pasur një takim produktiv me Departamentin e Tregtisë së SHBA-së në Washington DC.
Sipas njoftimit të tyre, diskutimet mes tyre janë përqendruar në forcimin e lidhjeve ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, eksplorimin e rrugëve të reja per nxitjen e partneriteteve që mund të nxisin rritjen dhe inovacionin në të dyja rajonet.
Tutje, theksojnë se pikat kryesore nga takimi kanë qenë Strategjitë për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare bilaterale, mundësitë për bizneset e Kosovës në tregun e SHBA-së dhe anasjelltas, iniciativa bashkëpunuese për të nxitur investimet dhe zhvillimin ekonomik.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm përpara në misionin tonë për të promovuar potencialin e biznesit të Kosovës në një skenë globale. Jemi optimistë për të ardhmen dhe mezi presim mundësitë e mrekullueshme që na presin përpara!”, theksojnë në njoftim Klubi i Biznesit.