Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një shkrim kundër opozitës lidhur me premtimet për paga.
VV’ja në shkrim i quan “klub i stërvjetruar politik” opozitën, duke thënë se gjatë kohës në pushtet ata rritën pagat për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin për 100% sepse “aty kishin interes”.
“Klubi i Stërvjetruar Politik flet sërish për rritje të pagave. Por, kjo nuk është diçka e re nga ta. Por çfarë bënë ata sa ishin në pushtet? Për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin rritën pagat për 100%, sepse aty kishin interes. Ndërkohë, shërbyesve civil, për të cilët gjithmonë premtonin, u rritën pagat vetëm 4%”, thuhet në shkrimin e tyre.
“Në dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje të pagave, por i realizoi ato, duke krijuar një kornizë ligjore për paga, koeficientë për secilin pozicion, dhe duke zvogëluar hendekun mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Rritja e pagave tani lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit: sa më shumë të rritet ekonomia, aq më shumë rriten pagat”, vijon shkrimi.
“Gjithashtu, Qeveria u kujdes që të gjitha kategoritë të përfitojnë, veçanërisht mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit, ushtarët dhe pensionistët. Krahas kësaj, u implementua një program i gjerë social që përfshin rritje të pensioneve, shtesa për nënat leona, për fëmijë dhe forma të tjera subvencionesh që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës”. K
Kujtojmë se VV’ja u kritikua nga sindikatat për mos-koordinim me ta pas vendimit për ngritje pagash.