Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Klopp për shpenzimet e Chelseat: Nuk flas asgjë pa avokatin tim

Klopp për shpenzimet e Chelseat: Nuk flas asgjë pa avokatin tim

Merkatoja e janarit e këtij viti solli befasi të shumta, ku të gjithë vëmendjen e morri skuadra e Chelseat me shpenzimet e saja marramendëse.

Vetëm në merkaton dimërore, Chelsea shpenzoi plot 330 milionë euro në transferimet e lojtarëve si Enzo Fernandez, Mykhalo Mudryk, Benoi Badiashile, Noni Madueke, Malo Gusto, Andrey Santos, David Datro Fofana, Joao Felix dhe Gabriel Slonina, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, njëri nga rivalët e Chelseat, Liverpooli kishte një merkato të qetë, ku bëri vetëm një transferim, atë Cody Gakpos nga PSV.

Jurgen Klopp nuk e kishte mundësinë ekonomike për ta përforcuar më shumë skuadrën, edhe pse mesfusha e Liverpooli po çalon, që ka ndikuar në formën aktuale të skuadrës.

Klopp ka folur për shpenzimet marramendëse të Chelseat, duke thënë se do t’i nevojitej avokati i tij për ta komentuar këtë situatë.

“Nuk do të flas asgjë pa avokatin tim. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, janë shifra të mëdha. Ata me të vërtetë janë lojtarë shumë të mirë, kështu që urime. Unë nuk e kuptoj si është e mundur, por nuk është puna ime që ta shpjegoj”, tha Klopp.

/TV Arbëria

Powered by WordPress