Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Klopp i dëshpëruar me ndeshjen e djeshme: Ishte një lojë vërtet e keqe

Klopp i dëshpëruar me ndeshjen e djeshme: Ishte një lojë vërtet e keqe

Atalanta e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-0 në “Anfield Road” në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Gianluca Scamacca shënoi dy gola, ndërsa Mario Pasalic shtoi një për fitoren e madhe të bergamasve.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ishte aspak i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij ai tha se nuk kishte diçka pozitive.

“Ishte një lojë vërtet e keqe, oh zot… Unë jam këtu vetëm duke i thënë urime Atalantës”, u shpreh Klopp.

“Ishim kudo por edhe askund”, përfundoi Klopp.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave ne Bergamo.

/TV Arbëria