Dita e djeshme ishte stresuese për tifozët e Liverpoolit, pasi që filluan spekulime që Mohamed Salah është cak i interesimit nga klubet saudite.
Thuhej se skuadra e Al Ittihad ka shprehur interesim serioz në Salah, dhe se është e gatshme të paguajë plot 122 milionë euro për yllin egjiptian.
Tani, Klopp ka reaguar pas këtyre spekulimeve, duke thënë se Salah është 100% i përkushtuar te Liverpooli.
“Ne nuk kemi një ofertë, Mo Salah është një lojtar i Liverpoolit dhe për të gjitha gjërat që i bëjmë ai është tejet i rëndësishën”, tha Klopp.
“Nëse do të kishte diçka, përgjigja do të ishte JO. Mo është 100% i përkushtuar te Liverpooli. Nuk ka asgjë për të folur”, shtoi më tej Klopp.
/TV Arbëria