Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Klinaku i reagon Osmanit për kritikat ndaj Thaçit: “Noterja e Albin Kurtit”

Klinaku i reagon Osmanit për kritikat ndaj Thaçit: “Noterja e Albin Kurtit”

Faton Klinaku, sekretar i OVL të UÇK-së, ka kritikuar Vjosa Osmanin, presidente e Kosovës, për kritikat që kjo e fundit i bëri Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.

Më konkretisht, Klinaku e ka kritikuar Osmanin për fjalët që i tha rreth korrigjimit të kufijve, e cila theksoi se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar”.

Ai e cilësoi një gjë të tillë si absurde dhe budallaki.

“Përpjekja shtetërore e presidentit Hashim Thaçi që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i gëzojnë të drejtat e njëjta me serbët e veriut, e që synim kishte shpëtimin e atij territori të banuar me shumicë shqiptare e që vit pas viti po tkurret dhe do të mbetet pakicë, paçka nëse kjo përpjekje do të dërgonte edhe në korrigjim kufijsh në mes të Kosovës dhe Serbisë, të quhet tregti, përveç që është absurde, është budallaki, por dhe e dëmshme për Kosovën dhe shqiptarët”. 

 /TV Arbëria

Powered by WordPress