Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Klinaku: Bastisjet po bëhen si në kohën e pushtuesit, institucionet po heshtin

Extra AL PVC

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë kundërshtuar aksionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it të cilët kanë bastisur disa lokacione në Kosovë. Në shenjë proteste ata kanë gjuajtur telefonat në oborrin e objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ZPS dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve duke dërguar pa paralajmërim njerëz me maska.

Klinaku para mediave tha se kërkojnë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe mos të lejojë që personat civil, qofshin të ZPS-së apo EULEX-it, pa Policinë e Kosovës të hynë në shtëpi, ndryshe, siç tha ai do të ketë reagime të vazhdueshme të qytetarëve.

“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së populli është përballur me shumë sfida e padrejtësi. UNMIKU kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarët. Dhomat e Specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare…Jemi dëshmitarë që ZPS në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë për gjoja intervistime duke i bastisur e konfiskuar telefonat e tyre personal. ZPS në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Kjo gjë kështu siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë, sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin. Kërkojmë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe mos të lejojë që personat civil qofshin të ZPS-së apo EULEX-it pa Policinë e Kosovës të na hynë në shtëpi, sepse përndryshe do të ketë reagime të vazhdueshme të qytetarëve. Zyrë e cila më shumë i ka shërbyer dhe i shërben Serbisë, sesa drejtësisë”, tha Klinaku.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Molliqaj tha se bastisjet që kanë ndodhur kohëve të fundit, kanë qenë një plaçkitje e paligjshme e pronave të luftëtareve të lirisë të Kosovës.

Sipas tij e gjitha kjo është duke ndodhur nën frymën e qeverisë e cila sipas tij, nuk ka bërë asgjë deri me sot për veteranët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së.

“Ajo që ka ndodhur ditëve të fundit ka qenë një plaçkitje e paligjshme e pronave të luftëtareve të lirisë të Kosovës e cila ka ndodhur nga Dhomat e Specializuara nën pretekstin për të vendosur drejtësi e për të penguar padrejtësinë që mund të bëjnë ushtarët e UÇK-së. Tani ata i kanë të gjitha provat, i kanë të gjitha materialet por nuk po mund të vendosin asgjë kundër ushtarëve të UÇK-së. Mos harroni që gjithë kjo po ndodh nën frymën e qeverisë së Kosovës e cila është qeveri e vetmja që nuk i ka ngritur të hyrat për invalidët e luftës, nuk i ka ngritur të hyrat për familjarët e dëshmorëve, ose i ka përjashtuar nga paga minimale veteranët, dhe më e zeza nuk i ka financuar as protezat për invalidët e luftës. Nuk është e rastësishme, kjo nuk ka ndodh as një herë nga as një qeveri, kemi sulm të drejtpërdrejt nga Dhomat e Specializuara për t’i shantazhuar ushtarët e UÇK-së dhe kemi heshtje dhe denigrim të dinjitetit të kategorive të dala nga lufta. Ky është një koordinim i dy anshëm i dëmshëm dhe i rrezikshëm për atë që ne e quajmë vlerën sublime të shteti të Kosovës që është UÇK-ja”, tha Molliqaj.

Se këto bastisje po bëhen padrejtësisht e tha edhe ish ushtari i UÇL-së, Afrim Sogujeva.

“T’i shkosh një veterani, një luftëtari, një bashkëluftëtari, pa marrë parasysh kujt, t’i konfiskosh dokumentet, telefonat, kjo veç në Kosovë mund të bëhet. Por, meqë nuk e kemi qeverinë e mirëfilltë mund të bëjnë ata gjithçka”, tha Sogujeva.

Ditë më parë hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të asistuar nga EULEX-i, kanë kryer bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Bastisje janë kryer edhe në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Gjithashtu, telefoni u është konfiskuar ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ish-të burgosurit politik, Nait Hasani, si dhe Arben Mustafës-vëllait të Salih Mustafës. Ky i fundit është i dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime të pretenduara të luftës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin e vendit të vet për të blerë armë nga Izraeli përkundër luftës në Gazë, duke...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve në drejtim të Izraelit, me qëllimin për të zgjidhur problemet ligjore që kanë lindur. Reuters konfirmon...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ‘zhytje’ në korrupsion. Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10,...