Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Klinaku: Aktgjykimi i Speciales ndaj Pjetër Shalës është politik

Klinaku: Aktgjykimi i Speciales ndaj Pjetër Shalës është politik

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Klinaku ka thënë se ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e Shalës Specialja ka marrë vendime politike.

“Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli.Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, shkroi ai.