Oymyakon, ndodhet në Rusi dhe ka temperatura të regjistruara nën -70°C. Ky vend ka pak më shumë se 900 banorë. Në dimër është e zakonshme që temperaturat të arrijnë deri në -50°C dhe që automjetet të funksionojnë, ngrohësit përdoren për të rritur temperaturën në garazhet e makinave. Kjo ndodh sepse motorët nuk mund të ndizen në temperatura kaq të ulëta për shkak të akullit.
Një banor vendas i tha gazetës El País se është e pamundur që një person të vrapojë në temperatura -50°C ndërsa sipas The Weather Channel, temperatura më e ulët e regjistruar daton në vitin 1924 ku temperatura arriti -71,2°C. Gjatë dimrit, i cili zgjat pesë muaj, qyteti ka vetëm 5 ose 6 orë ditë në ditë. Shtëpitë ngrohen përmes një stacioni termik të qymyrit që funksionon 24 orë, popullsia vendase i përkushtohet peshkimit, si dhe mbarështimit të kuajve dhe bagëtive.
/rtsh.al/