Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti sot para deputeteve për pranimin e Asociacionit

Kurti sot para deputeteve për pranimin e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të raportojë sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, me theks te veçante  gatishmërinë e tij për ta zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kuvendi do të mblidhet me fillim nga ora 11:00.

Kurti ishte takuar me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë me 26 tetor dhe pas takimit kishte deklaruar se ishte i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që i ishte dorëzuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka deklaruar

Ndërkohë, opozita ka hedhur akuza dhe kritika ndaj Kryeministrit për jo transparencë ekstreme në këtë proces, duke u sjellur si “monark absolut” e jo si përfaqësues i një shteti demokratik dhe kushtetues. Deri më tani përfaqësuesit e pushtetit kanë thënë se draft-statuti i Asociacionit nuk është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe se është në pajtim me modelet evropiane për garantimin e të drejtave të pakicave. Por pa e specifikuar se për çfarë modele është fjala.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

Përveç raportimit të Kurtit, në rend dite janë edhe disa pika tjera. Do të votohet Propozim-rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, si dhe Projekt-rezoluta nga debate parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

 

Më poshtë gjeni të gjitha pikat e rendit të ditës:

  1. Raportimi i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin  e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
  2. Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
  3. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,