Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ku do ta festojnë Vitin e Ri liderët politikë të Kosovës?

Ku do ta festojnë Vitin e Ri liderët politikë të Kosovës?

Zakonisht natën e ndërrimit të motmoteve shumica e njerëzve e festojnë pranë familjarëve dhe me me te dashurëve te tyre. Në këtë mënyrë ata i urojne njeri-tjetrit fat dhe realizimin e deshirave per vitin që vjen.

Por, shtrohet pyetja se ku do presin këtë natë liderët politikë te Kosovës?

Pasi nesër është dita e parë pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen, Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate per shtyp ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti, do të urojë dhe përshëndes qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajë një konferencë për media.

Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin “Adem Jashari” në Terminalin kryesor në ora 10:00. Ky informacion nënkupton se i pari i Qeverisë së  Kosovës në natën e ndërrimit  te motmoteve do te jetë në  Kosovës, në dallim prej festës së Krishtlindjeve që e kishte kaluar në shtetin e Norvegjisë, te bashkëshortja dhe miqtë  e tij. Mirëpo, nuk dihet se ku saktësisht do ta kalojë këtë natë shefi i Qeverisë.

Kurse, për dallim nga kryeministri, presidentja Vjosa Osamani ka bërë të ditur se për natën e 31 dhjetorit, do të jemi e gjithë familja bashkë, bashkëshorti, vajzat, prindërit, motrat, axha, fëmijët e tyre, e kemi një grumbullim më të madh të familjes.

Se ku do të jenë për ta festuar këtë festë edhe liderët e opozitës Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK mbetet ende “enigmë sfinksi”.

 

/TV Arbëria