Të shtunën paradite hendbollistet e Përfaqësueses U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e fundit në Kampionatin Mesdhetar që prej 27 shkurtit u mbajt në Nafplio të Greqisë.
Në ndeshjen e fundit vajzat tona pësuan nga Italia me rezultat 29:19. Kosova U17 përfundoi garimin në vendin e tetë.
Por më shumë se renditja, peshë ka përvoja shumë e madhe që kanë fituar hendbollistet e Kosovës gjatë kësaj jave shumë të ngarkuar me ndeshje.
/TV Arbëria