Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konjufca: Sot, në 24 vjetorin e rënies, me dhembje i përkujtojmë 116 civilët shqiptarë të masakrës së Studimes

Konjufca: Sot, në 24 vjetorin e rënies, me dhembje i përkujtojmë 116 civilët shqiptarë të masakrës së Studimes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia kishte për qëllim që ta shfaros popullin shqiptarë.

Në akademinë përkujtimore për masakrën e 2 Majit në fshatin Studime të Vushtrrisë, Konjufca tha se kjo ishte një nga masakrat më të më mëdha.

Sipas tij, Serbia ende po vazhdon që ta mbajë të fshehtë fatin e të pagjeturve, duke shtuar se krimineli që nuk pendohet, është i gatshëm ta përsëris krimin.

“Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha në Kosovë dhe me këso masakra ishin mbushur Kosova në vitin 98-99. Kur të shihet se shumica nga të vrarit kanë qenë civilë të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë e gra, tregon qëllimin e vërtetë të Serbisë”.

“Ishte qëllimi me ma zhduk e me na shfaros, vetëm pse jemi shqiptarë. Me na çrrënjos nga toka kur Serbia të gjitha këto krime i ka organizuar dhe plagët tona ende janë të hapura, sepse dhimbja për vrasjen e më të dashurve tanë, nuk kalon kurrë. Mijëra të afërm nuk i dimë ku janë, por secili prej nesh e dimë se ata janë në Serbi, dhe Serbia jo vetëm që nuk tregon por po i fsheh. Krimineli që nuk pendohet, ai është i gatshëm ta përsëris atë”, tha Konjufca.

/TV Arbëria

Powered by WordPress