Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Komisioni për Shëndetësi që u shua pa bërë thuajse asgjë

Extra AL PVC

Në shtator të vitit të 2022 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi si një mjet shtesë për të tejkaluar gjendjen e rënduar në këtë sektor. Sipas këtij vendimi ky komision ishte ndër-ministror, në krye të të cilit Albin Kurti e ‘mbivendosi’ vetveten.

Pjesë e tij ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili më vonë dha dorëheqje nga kjo pozitë, ministri i Financave Punës dhe Transferëve, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, zëvendësministrja dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Mistrisë së Shëndetësisë, këshilltari i Kryeministrit për Shëndetësi, Këshilltari i Kryeministrit për Teknologji të Informacionit, zëvendësuesja e drejtores së ShSKUK dhe kryetarja e Bordit të SHSKUK.

Themelimi i këtij mekaznimi u justifikua atëbotë me nevojën urgjente për ta reformuar sistemin shëndetësor.

Sepse sipas të parit të ekzekutivit “besimi qytetarëve për ndryshim ishte i madh, dhe se ky besim duhet të korrespondojë me vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë, për të ju qasur sfidave me seriozitet”.

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e këtij Komisioni kishin të bënin me “zhvillimin e sistemit informativ në shëndetësi për ta informatizuar në tërësi sistemin shëndetësor, në të gjitha nivelet (primar, sekondar, terciar) e sektorët (privat dhe publik), Reformimi i SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, themelimi i Spitalit Rajonal të Prishtinës etj.”

Që nga themelimi ky trup ekzekutiv nën drejtimin e Kryeministrit Kurti, i ka mbajtur disa takime si dhe i ka marrë disa vendime më shumë të natyrës administrative, por pa i realizuar thuajse asnjërin nga objektivat që ia kishte caktuar vetës.

Gjithçka që ka mbetur nga (mos) puna e tij mund të veçohet “Udhëzimi Administrativ për licencimin e profesionisteve shëndetësor të huaj”, si dhe ishte bërë “prezantimi i dy studimeve të fiziblitetit në sektorin e shëndetësisë. I pari kishte të bënte me Spitalin e Prishtinës, ndërsa i dyti mbi përmirësimin e infrastrukturës fizike të institucioneve të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”.

Kurse me kalimin e kohës edhe këto takime formale u anuluan, pa asnjë arsyetim publik. Duke e shuar praktikisht funksionin e këtij Komisioni qëllimet e të cilit u proklamuan si e vetmja terapi për “shëndetësinë e sëmurë” në shtetin e Kosovës.

Në këtë kontekst, të gjitha hulumtimet që e mbulojnë sferën e shëndetësisë kanë konstatuar se nuk ekziston asnjë indikacion pozitiv që e ka prodhuar ky dokument qeveritar.

Përkundrazi,  gjendja ka ardhur duke u rënduar edhe më shumë. Arbëria TV, i ka parashtruar pyetje me shkrim për këtë temë ish-anëtares së këtij Komisioni, zv, ministres së Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku. Por, e njëjta nuk është përgjigjur. Duke mos prezantuar asnjë statistikë.

Në anën tjetër, edhe sot e kësaj dite mungon “sistemi i informatizuar shëndetësor”(REL), infrastruktura fizike e QKUK-së vazhdon të jetë vjetruar.

Ndërkaq, themelimi i Spitalit të Prishtinës thuajse nuk përmendet fare në planet afatshkurta të pushtetit. Një premtim tjetër kishte të bënte me  ngritjen e “kapaciteteve të shërbimit e kujdesit shëndetësor dhe ndërlidhjes me studimin e punën universitare dhe shkencore”.

Po ashtu, Arbëria TV ka kërkuar informata më të hollësishme nga zv.ministrja Gexha- Bunjaku, për ndryshimet konkrete që janë iniciuar në këtë drejtim. Pra a ka filluar avancimi i ndërlidhjes së kujdesit shëndetësor me studimin dhe punën universitare dhe shkencore?

Mirëpo, ngjashëm sikur për pyetjen e parë, nuk kemi arritur të marrim një opinion nga kjo zyrtare. Çfarë dëshmon se edhe ky objektiv i proklamuar nuk ishte asgjë tjetër, pos një retorikë e zbrazët e momentit për të krijuar iluzione të mëdha.

Mediumi Arbëria.TV i ka dërguar pyetje edhe zëdhënësit të qeverisë Përparim Kryeziu për të marrë informata më të detajuara mbi punën e këtij komisioni, pasi si tillë ai drejtohej nga Kryeministri. Por i njëjti nuk është përgjigjur.

Po ashtu, as dy ish- ministrat e Shëndetësisë Uran Ismaili nga PDK dhe Armend Zemaj nga LDK nuk kanë dhënë përgjigje mbi (mos)sukseset e këtij mekanizmi të veçantë qeveritar. Kurse, Bujar Vitia, gazetar dhe njohës i problemeve shëndetësore, ka deklaruar për Arbëria TV “se tashmë ai Komision është shuar”.

Ndërkaq, për ironi zotimi për themelimin e Qendrës së re Spitalore në Prishtinë, tashmë figuron si premtim i ri në kuadër të “Rrugës së Re” të LDK për shëndetësi, ndërtimi i të cilit është paraparë të bëhet me anë të “kredie dhe bashkëfinancimi të jashtëm” shuma e të cilit është kalkuluar të jetë 250 milionë euro.

Mirëpo, me këtë rast mbetet e paqartë a është fjala për një projekt të ri, apo për të njëjtin i cili ishte përgatitur nga ICME, kontratën për studimin e fizibilitetit të cilën e kishte nënshkruar Uran Ismaili. E, një studim i tillë, ishte prezantuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, para Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, të kryesuar nga Albin Kurti.

Mbase ky “mozaik” është pjesë e një logjike që po e përsërit vetveten. Krijohen trupa të veçantë, caktohen detyra, zhbëhen sikur të mos kishin ekzistuar, pa lënë asnjë gjurmë konkrete, realizohen studime të fizibilitetit, kurse partitë operojnë me të njëjtat premtime sesi do ta përmirësonin këtë sektor, ndërkohë gjendja reale në shëndetësi vazhdon të mbetet e rëndë edhe sot e kësaj dite.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...