Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Katër persona përleshen mes vete, njëri prej tyre përfundon në QKUK

Katër persona përleshen mes vete, njëri prej tyre përfundon në QKUK

Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin përleshur mes vete, ndërsa i dyshuari i katërt dyshohet se është vetlënduar pasi kishte një thikë.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë 30.09.2023 – 05:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj nga Kosova të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti, ndërsa i dyshuari i katërt i përfshirë në rast, dyshohet gjatë përleshjes aksidentalisht është vet-lënduar, pasi kishte në posedim një mjet të mprehtë-thikë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

/TV Arbëria