Shkruan: Afrim Kasolli
Shihet qarte se kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, e preferon nje bashkëqeverisje me koalicionin humbes opozitar ne Maqedoni të Veriut, ne taborrin shqiptar, te quajtur VLEN. Madje per ta demtuar edhe me tej kolacionin fitues “Fronti Evropian” te prire nga Ali Ahmeti e ka filluar nje lufte speciale kunder ketij te fundit, se si “Ahmeti po e lut për koalicion pa kushte, por në qeveri do të jetë VLEN”.
Me ane te kësaj loje tentohet qe te percohet mesazhi ne elekoratin shqiptar se nuk kane pse te votojne per Frontin Evropian, sepse ashtu keshtu ky koalicion nuk do te jene pjese e pushtetit. Nje perpjekje e ulet per te stimulu elementin opurtinist ne politike.
Mirepo, Mickoski harron se ne kete menyre vetem sa do ta forcoje Ali Ahmetin. Sepse shqiptaret ne Maqedoni te Veriut ne mase te madhe jane te palekundur ne orinetimin e tyre pro perendimor. Prandaj edhe e mbeshtesin Ali Ahmetin. Dhe nuk do bien bre e tortes se hidhur te atij pushteti, qe Maqedonine e Veriut e shnderron ne trampoline te intersave te botes serbe, apo neo-otomane te përfaqësuara nga nje pjese e “listes elekorale” te Albin Kurtit ne ate shtet.
Maqedonia e Veriut ose mbijeton sipas konceptit te Ali Ahmetit, ose shkon drejt gremines, nga ate qe sot e përfaqëson Mickoski me VLEN.
/TV Arbëria