Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kjo të gjen kur parkohesh keq në Fushë Kosovë / Banorja ua thyen xhamat e veturave me çekan

Kjo të gjen kur parkohesh keq në Fushë Kosovë / Banorja ua thyen xhamat e veturave me çekan

Disa qytetarë parkojnë keq automjetet e tyre në Fushë Kosovë, derisa një banore e kësaj zone ka dalur me çekan në dorë teksa ua thyen xhamat e po të njëjtave vetura, raporton TV Arbëria.

Banorët nga ballkoni i ndërtesave afër ngjarjes, mundohen ta ndalojnë duke i thënë ndalo por, qytetarja nuk heziton të vazhdojë të bëjë të njëjtin veprim teksa shton: Nuk jam normal, thirreni policinë.

Pjesë nga debati:

Qytetarja: Hajde thirreni policinë.. edhe ky a është në rregull, a e ka lan keq.. Po

Banori 2: Hej. mos e prek kerrin, a je normal?

Qytetarja: Nuk jom normal..

Në pamje nga vendi i nagjarjes, shihet se qytetaren e marrin disa familjarë të saj duke e futur brenda me forcë.

Pamje nga vendi ngjarjes: