Gjendja aktuale në pikat e kalimit kufitar, ja ku ka më së shumti pritje
Në orët e mbrëmjes në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdojnë të kenë pritje të gjata në të dyja anët e kufirit.
Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar ka njoftuar për gjendjen aktuale.
Në orët e mbrëmjes në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdojnë të kenë pritje të gjata në të dyja anët e kufirit.
Ardhja e mërgimtarëve për pushime verore, ka bërë që të shtohet edhe fluksi i automjeteve ditëve të fundit.
Sipas gjendjes së orës 21:30, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare Muçibabë me kolona deri në një 1 kilometër në hyrje dhe pritjet deri në pesë minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare kolona është 800 metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri një orë e gjysmë.