Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kjo është pasuria e deklaruar nga Albulena Haxhiu në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Kjo është pasuria e deklaruar nga Albulena Haxhiu në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në regjistrin e deklarimit vjetor, ka deklaruar në pronësi të bashkëshortit një banesë 82 metra katrorë dhe 6 ari tokë.

Në pronësi të përbashkët, Haxhiu ka deklaruar një veturë Seat në vlerë prej 9 mijë e 700 euro.

Ajo ka deklaruar se ka 1 mijë e 600 euro kursime në bankë derisa 1 mijë e 490 euro i merr nga paga e saj.

Si të hyra vjetore Haxhiu ka deklaruar 22 mijë e 540 euro nga puna si ministre, ndërsa mëditje nga udhëtimet zyrtare janë 760 euro.