Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kjo është maska që do ta bart Mbappe pasi theu hundën

Kjo është maska që do ta bart Mbappe pasi theu hundën

Kylian Mbappe ka zbuluar maskën me të cilën do të paraqitet në ndeshjet e ardhshme të Kampionatit Evropian.

Sulmuesi i kombëtarës së Francës, e theu hundën në ndeshjen e parë kundër Austrisë.

Për t’iu shmangur operimit, ai do të duhet që të bart maskë.

Sot, Mbappe në stërvitje është paraqitur me maskën që ka ngjyrat e flamurit francez.

Kjo u bë e ditur nga gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Në mes të maskës është Gjeli, simbol francez, ndërsa anash nga njëra anë ka dy yje dhe numrin 10, të cilin e mban tani lojtari më i ri i Real Madridit, ndërsa në tjetrën inicialet K.M.

Francezi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Holandës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Powered by WordPress