Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kjo është lista e kandidatëve për deputetë e VV-së, për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë e VV-së, për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët e saj Partia Guxo dhe Alternativa para pak minutave kanë bërë publike listën e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në listë prin Albin Kurti, pastaj Glauk Konjufca, e më pas numrin tre e mban Donika Gërvalla.

Në listën e VV gjendet edhe ish-kryteari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Por, aty nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu, e as nuk do të garojë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti.

Ministrat Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla e Faton Peci do të jenë pjesë e listës.

Ndërkaq, Avni Dehari do e mbajë numrin 4 në listë. Gjithashtu, në listë do të jetë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, i cili iu bashkua gjatë ditës Vetëvendosjes.

Listës nuk i mungojnë as deputetët e komentuar në publik, Fitore Pacolli, Dimal Basha e Mefail Bajqinovci.