Loriana Kuka nis sot garimin e saj për medalje olimpike në Paris.
Pas Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut, Loriana Kuka do të synojë medaljen e tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit.
Kuka në raundin e parë do ta ketë përballë sllovenen, Metka Lobnik.
Garimi i xhudistes kosovare pritet të fillojë nga ora 10:00 dhe transmetohet direkt në RTK.