Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme, në Komunën e Malishevës rrugët janë të mbuluara nga uji.
Pra, gjendja e rrugës në hyrje të Malishevës pas reshjeve të shiut po shkakton vështirësi për ngasësit e automjeteve në komunikacion.
Në videon e publikuar nga Arbëria TV shihet se rruga është mbuluar pothuajse tërësisht nga uji.
/TV Arbëria