Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Shtërpcë – Flet kirurgu nga spitali i Graçanicës

Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Shtërpcë – Flet kirurgu nga spitali i Graçanicës

Kirurgu i spitalit të Graçanicës, Bozhidar Odaloviq tha sot se gjendja e dy qytetarëve serbë që u plagosën mbrëmë është e mirë dhe stabile.

Odaloviq, tha se plagët e dy të plagosurve janë trajtuar sot dhe të njëjtit po vazhdojnë terapinë.

“Djemtë janë ende të shtruar tek ne, është përshkruar terapia e duhur dhe ata janë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të stafit tonë mjekësor. Plagët janë trajtuar sot, plagët janë mirë dhe shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Odaloviq në një konferencë për media.

Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast i dyshuari është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Ende nuk dihet motivi që ka dërguar në plagosjen e dy të rinjve serbë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress