Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kjo është fituesja e çmimit Nobel për paqe

Kjo është fituesja e çmimit Nobel për paqe

Aktivistja Narges Mohammadi merr Nobelin për Paqe Mohammadi është njëra nga aktivistet më të dalluara për të drejtat e njeriut në Iran dhe vazhdimisht ka bërë fushatë për të drejtat e grave dhe për shfuqizimin e dënimit me vdekje, raporton agjencia “Reuters”.

Ajo tash për tash është duke vuajtur disa dënime në burgun “Evin” të Teheranit, që e ngarkojnë me 12 vite burgim, sipas organizatës “Mbrojtësit e Vijës së Frontit”.

Në mesin e akuzave përfshihet përhapja e propagandës kundër shtetit.

Mohammadi është nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, organizatë joqeveritare e udhëhequr nga Shirin Ebadi, që po ashtu e kishte fituar Çmimin Nobel të Paqes më 2003.

/TV Arbëria