Lidhur me lajmin e publikuar në disa media të vendit, përmes një foto të dërguar nga një qytetarë, ku shihej xhandërmeria serbe në afërsi të fshatit Bervnik të Komunës së Podujevës, ka reaguar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë të Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për mediat se PK pas lajmit të marrë kanë ndërmarrë veprime konkrete duke e trajtuar informacionin, dhe ka mohuar raportimet se xhandarmeria serbe është futur brenda territorit të Kosovës.
Sipas tij, bëhej fjalë për patrullime të përbashkëta që KFOR realizon se bashku me autoritetet e Policisë serbe, sikurse edhe me njësitet relevante të Policisë së Kosovës në kontigjente të caktuara.
“Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siq realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të siguris dhe parandalim të krimit trans kufitar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
/TV Arbëria