Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kiza energjetike – BE-ja i dhuron Kosovës 75 milionë €, Rizvanolli jep detaje si do të përfitojnë qytetarët

Kiza energjetike – BE-ja i dhuron Kosovës 75 milionë €, Rizvanolli jep detaje si do të përfitojnë qytetarët

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medie, ka thënë se Kosova është përfituese e 75 milionë eurove nga Bashkimi Evropian, nga 500 milionë eurot ndara për vendet e Bashkimit Evropian. 

Ministrja Rizvanolli ka thënë se kjo ndihmë vjen pas rritjes së e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë.

Me këtë rast ajo ka thënë se 48 euro do të jetë ndihma për kokë banori në Kosovë. Implementimi i këtyre mjeteve do të bëhet në gjashtë masa.

“Siç e dini Bashkimi Evropian ka ndarë 500 milionë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa për Kosovën janë ndarë 75 milionë si pako për mbështetje ndaj krizës energjetike, që i bie rreth 48 euro për kokë banori. Që nga nëntori kur është dhënë ky zotim, Ministria e Ekonomisë së bashku me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e BE në Kosovë për hartimin e planit të veprimit dhe identifikimin r masave që mund të ndërmerren menjëherë për zbutjen e krizës te qytetarët dhe te bizneset”.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi miratuar planin e veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, i cili është parakusht për disbursimin e këtyre mjeteve nga ana e BE. Plani i veprimit përbëhet nga gjashtë masa. E para është mbështetja e drejtpërdrejt për familjet në nevojë, e dyta është vazhdimi i masave për kursim të energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë. E treta parasheh investime në efiçencë të energjisë dhe njësitet e banimit, siç është izolimi i jashtëm, ndërrimi i dyerve dhe dritareve etj”, tha ajo. /TV Arbëria 

Powered by WordPress