Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kishte gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore, arrestohet 30-vjeçari në Prishtinë

Kishte gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore, arrestohet 30-vjeçari në Prishtinë

Policia ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar nga Gjykata.

Për R.G, mashkull 30-vjeçar kishte 6 urdhërarreste.

“- R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë (6) urdhërarreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.