Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës ka dalë me një deklaratë zyrtare, më 17 nëntor 2026, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në deklaratë, Sinodi e cilëson vendimin si të padrejtë dhe të njëanshëm, duke theksuar se lufta e Kosovës ishte luftë mbrojtëse për liri dhe se barazimi i viktimës me agresorin përbën mohim të së vërtetës historike.
Sinodi ka kërkuar rishqyrtimin e punës dhe legjitimitetit të Gjykatës Speciale, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për unitet dhe qytetarëve për qetësi e dinjitet.