Spitalit të Pejës i është rikthyer Dr. Naim Loxha një ndër mjekët më të mirë të ketij vendi, Specialist i Kirurgjisë së përgjithëshme-endoskopist.Spitali i Pejës këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku thonë se rikthimi i tij është një lajm i shkëlqyer për gjithë qytetarët e Rajonit të Pejës.
Postimi i plotë:
Mirë se rikthehesh, Dr. Naim Loxha!
Me kënaqësi njoftojmë se kirurgu i mirënjohur, Dr. Naim Loxha, është rikthyer në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Pas një eksperience të gjatë e të pasur në fushën e mjekësisë, Dr. Loxha ka zgjedhur të kontribuojë përsëri për qytetarët e rajonit të tij në Institucion publik duke sjellë me vete ekspertizën dhe përkushtimin e tij ndaj shëndetit të pacientëve.
I njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe arritjet e tij të mëdha në kirurgji, rikthimi i tij është një lajm i shkëlqyer për gjithë qytetarët e Rajonit të Pejës.Me kontributin e tij, Spitali i Përgjithshëm i Pejës do të forcohet në ofrimin e shërbimeve për pacientët tanë.
Mirë se erdhe përsëri në shtëpi