Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kina thyen rekordin 64-vjeçar të SHBA-së

Kina thyen rekordin 64-vjeçar të SHBA-së

Rekordi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te notarët në stafetën 4×100 metra stil i kombinuar, është thyer të dielën në Paris, pasi Kina ka shfaqur nivel të lartë në “La Defense Arena”.

Pan Zhanle që mban rekordin botëror në 100 metra stil të lirë, ia siguroi Kinës fitoren me not të jashtëzakonshëm. Ai, Xu Jiayu, Qin Haiyang dhe Sun Jiajun, fituan me kohën 3:27.45 minuta.

Caleeb Dressel dhe amerikanët e tjerë u stolisën me medalje të bronztë pasi ishin me 0.55 sekonda prapa kinezëve.

Leon Marchand dha kontributin e tij që Franca të stoliset me medalje të bronztë në këtë disiplinë.

SHBA-ja nuk kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Moska 1980” pasi e kishter bojkotuar, por rekordi i vendosur në Lojërat Olimpike “Roma 1960”, nuk ishte thyer asnjëherë.

Pan ka merita të mëdha për këtë fitore pasi e përfundoi garën për 45.92 sekonda.

Kontribut dha edhe Qin, i cili në disiplinën bretkosë, shkoi në finish për 57.98 sekonda.

Powered by WordPress