Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kina bën thirrje për dialog pas vendimit për tarifat në SHBA

Kina bën thirrje për dialog pas vendimit për tarifat në SHBA

Kina ka deklaruar se po bën një vlerësim të plotë të vendimit të Gjykatës së lartë Amerikane, e cila rrëzoi një pjesë të tarifave të vendosura nga administrata amerikane në kuadër të luftës tregtare globale.

Ministria kineze e Tregtisë i bëri thirrje Uashingtonit të heqë masat unilaterale tarifore, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është në interes të përbashkët.

Lufta është e dëmshme si për Kinën ashtu edhe për SHBA-në, thuhet në reagim.

Çështja e tarifave pritet të dominojë agjendën e takimit të tij të planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping në fund të marsit.