Bayern Munich duket se është pajtuar me faktin se do të humbasin Joshua Kimmich pasi kontrata e tij po shkon drejt përfundimit dhe Manchester City është në pozicion shumë të favorshëm për ta transferuar atë, teksa Pep Guardiola po synon një ribashkim me futbollistin gjerman.
Mesfushori gjerman u transferua tek Bayern Munichu gjatë kohës sa tekniku katalanas ishte në krye të bavarezëve.
Kimmich kishte mbajtur bisedime me Bayernin tash e disa muaj për rinovimin e mundshëm të kontratës, por ai vazhdimisht ka refuzuar që të nënshkruajë një kontratë të re pasi po synon një aventurë diku tjetër.
29-vjeçari i cili po shkëlqen me Gjermaninë në Euro 2024, ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe Bayerni nuk ka tjetër opsion përveç se ta shesë atë këtë verë.
Duket se ai do të largohet nga “Allianz Arena” për shumën e 30 milionë eurove, shifër kjo mjaft e vogël duke pasur parasysh kualitetin e tij, por Bayerni nuk dëshiron që të rrezikojë dhe ta humbasë atë si lojtar të lirë pas 12 muajsh.
Liverpooli dhe Arsenali gjithashtu janë në mesin e ekipeve të interesuara për shërbimet e Kimmich, pasi fakti që mund të luajë në pozicione të ndryshme po konsiderohet si aset i çmueshëm, sidoqoftë, lojtari dëshiron një ribashkim me Guardiolën.
Kimmich ka fituar tetë tituj të Bundesligës dhe një Ligë të Kampionëve me Bayernin, por duket se Vincent Kompany i cili pak kohë më parë u emërua në stolin e tyre, pritet të humbasë njërin prej lojtarëve kryesor.
Ylli gjerman ishte pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, por kishte refuzuar që të jap ndonjë detaj.
“Oh, pyetje e mirë. Situata është absolutisht e qartë: Unë kam një kontratë me Bayernin deri në 2025, kështu që nuk varet nga unë tani. Fokusi im është tërësisht tek Kampionati Evropian dhe pas asaj do të ketë bisedime”, ka thënë Kimmich.