Publicistja Kimete Berisha në një shkrim të saj në facebook e ka quajtur tradhtare Mimoza Kusarin për bisedat me Milan Radoiҫiqin. Ajo shkruan se tradhtar janë ata që bisedojnë tinëz me kriminelë të shtetitë të huaj, i cili ka vrarë policë të shtetit tënd.
Berisha tutje i drejtohet edhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca duke thënë se, ‘nëse Glauku mendon që bisedat sekrete me vrasës serbë nuk janë tradhti, atëherë dil pranoje, trego hapur çfarë ke biseduar!’.
Ajo tutje i drejtohet edhe Kusarit-Lilës se si guxon të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së.
“E nëse s’je tradhtare, ishalla s’je, dil trego fije e për pè se çfarë ke biseduar ti me kriminelin serb dhe trego pse i ke thënë Simiçit ‘e di se jeni të pafajshëm’! Ku guxon ti të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Tradhtarët!
– Tradhtar i shtetit quhet një person që bisedon tinëz me një kriminel të një
shteti të huaj, i cili ka vrarë policë të
shtetit tënd!
– Tradhtare je, se çka je tjetër kur e fsheh që ke biseduar tinëz popullit tënd me një kriminel, i cili tallet me policin e vrarë E.Z. dhe ti i thua atij ‘po po e di që s’je fajtor’ demek!
– Nëse Glauku mendon që bisedat sekrete me vrasës serbë nuk janë tradhti, atëherë dil pranoje, trego hapur çfarë ke biseduar!
– Nëse janë normale këto biseda, pse i fshehni dhe i mohoni!
– I fshehni dhe i mohoni sepse janë të turpshme.
– Të ishin për mburrje, nuk do të ishin sekret.
– E vet fakti që i mohon bisedat me Radojçiqin dhe i konsideron si biseda normale, por s’ke këllqe t’i pranosh, domethënë tradhtia juaj është kolektive.
– Dhe këtu ka një agjendë antishtetërore.
– Nëse nuk ka agjendë antishtetërore – dikush duhet të distancohet nga këto sekrete antishtetërore.
– Mua më intereson të jetë i pastër veç Albin Kurti, sepse të tjerët në atë Lëvizje nuk mendojnë.
– Nëse mban sekrete me kriminelë kundër vendit tënd – je tradhtar, se çfarë je tjetër. Vëja emrin vet sekreteve t’ua me kriminelë serbë.
– Kështu e definon bota demokratike tradhtinë.
– E nëse s’je tradhtare, ishalla s’je, dil trego fije e për pè se çfarë ke biseduar ti me kriminelin serb dhe trego pse i ke thënë Simiçit ‘e di se jeni të pafajshëm’!
– Ku guxon ti të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së!
– A s’janë Veteranët Liria jonë, ndërgjegja jonë!
– Kushdo që punon kundër UÇK-së është tradhtar…
Se, çka është tjetër!
– ‘Nanat gjakovare’ i përdore për ta fituar pushtetin e për t’u bëre halli yt edhe kundër heronjëve.
– Shikoje fotografinë e Leotrimit, zonjë! Dhe, kërko falje!
– Sepse, as Albini, as Zoti, as askush mbi këtë tokë nuk mund të ta fshijë tradhtinë….
Ti që për karierë s’ke lënë dhimbje nane pa përdorë.
– Nëse s’është kështu si them unë, trego ti domethënien e bisedave t’ua sekrete me kriminelë serbë.
– Je bërë e pasur dhe i fton kriminelët serbë në luftë kundër veteranëve të UÇK-së….veteranëve të
varfër e të mjerë.
Pse?
Çka t’u ka tekë?
Si quhet ky gjest i joti?
Vëja vet emrin!
– S’ka pasuri që ta lan fytyrën.
S’të lan Ereniku!
S’të lan asgjë.
Mendoj unë.
– Veç një kërkim falje publike.
As dorëheqje mos jep.
– Veç pranoje se nuk është mirë të bashkëpunosh me vrasës serbë kundër veteranëve të pafajshëm, të varfër, të lënë e të harruar nga shteti…
vetëm pse luftuan për Liri!
P.S. Lirisht më quaj biç.