Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka urdhëruar ushtrinë e tij që të bëhet gati për luftë si dhe urdhëroi shtimin e forcave dhe përgatitjen e tyre për operacione luftuese sidomos në zonat kufitare ka thënë të enjten transmetuesi shtetërorë i Pyongyangut
Këto urdhëra erdhën pas stërvitjeve ushtarake të SHBA’së dhe Koresë Jugore. Kim ka përdorur këto stërvitje si pretekst për të shpejtuar zhvillimin e armeve të reja dhe demonstrimin e tyre.
Ekspertët kanë thënë se këto demonstrime Kim i bën si presion ndaj SHBA’së për ta pranuar Korenë si forcë bërthamore, raporton The Associated Press.
Takimi i Partisë së Punës të cilën e drejton Kim Jong Un të enjten kanë diskutuar mundësinë e avancimit të programeve të saj të armatimit sidomos atyre bërthamore
/TV Arbëria