Një vajzë 9-vjeçare është në mesin e shtatë personave që u plagosën pasi Rusia nisi një sulm ajror në Kiev të enjten, tha kryetari i qytetit.
Në një postim në Telegram, kryetari Vitalii Klitschko tha se lëndimet u raportuan në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit, shkruan CNN.
Fëmija dhe një vajzë 18-vjeçare u shtruan në spital si pasojë e këtij sulmi, tha ai.
/TV Arbëria