Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Kida vjen fuqishëm këtë verë, gati për hitin e ri

Kida vjen fuqishëm këtë verë, gati për hitin e ri

Kida po rikthehet fuqishëm! Artistja ka ndezur rrjetet sociale me disa foto të reja nga prapaskenat e projektit të saj më të fundit, që duket se po vjen si një hit i verës.

E veshur si gjithmonë me stil dhe vetëbesim, ajo ka shpërndarë në Instagram një seri pamjesh “zjarr”, duke shoqëruar postimin me frazën provokuese:

“Kush ju tha që mbaroi?”

Me këtë mesazh, Kida duket se i përgjigjet të gjithë atyre që menduan se ajo po qëndronte në hije – ndërsa në fakt po përgatit diçka të madhe.

Fansat tashmë janë në pritje, dhe një gjë është e sigurt: kjo verë do të digjet nga ritmet e Kidës!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)