Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kica-Xhelili: Vdekja e ushtarit si ndërtimtar – qeverisë asgjë nuk do t’ia mbulojë turpin e dështimeve fatale

Kica-Xhelili: Vdekja e ushtarit si ndërtimtar – qeverisë asgjë nuk do t’ia mbulojë turpin e dështimeve fatale

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së i cili jashtë orarit punonte në ndërtimtari. Ajo tha se për shkak të pagës së ulët ushtari tashmë i ndjerë ishte detyruar të bënte edhe punën e dytë në ndërtimtari duke vdekur në vendpunishte.

Për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, deputetja Kica-Xhelili i vuri theks edhe dështimit të sigurisë në vendin e punës e pagave të tmerrshme të ndërtimtarëve.

“Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË”, shprehet ajo.

Reagimi i saj i plotë:

VDEKJA E USHTARIT TONË, SI NDËRTIMTAR

Ish-Ushtari i UÇK, sot zyrtar i FSK, vdiq në vend të punës si ndërtimtar. Dy dështime! Një realitet!

Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë.

Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë.

Realiteti: KOSOVA, SOT

Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË.

Kam parë dhe më parë paturpësinë teksa mori para vetes politikanë që pushteti i shpërfaqi lakminë; por të gjithë e patën një të përbashkët: DËNIMIN POPULLOR.

KOHA I VJEN SECILIT.

#bëhundryshimi

#lumir2025

Powered by WordPress