Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se VV duhet t’u përgjigjet qytetarëve të Kosovës pse sipas saj e urren patologjikisht Kushtetutën e Kosovës dhe Republikën bashkë me të.
Ajo e pyeti Albin Kurtin se “pse po e shkel Kushtetutën për një serb që më shumë e pa të arsyeshme t’a mbronte Kushtetutën e Serbisë”.
“Pse e shkeli mbi 10 herë në qeverisje; pse e shkeli mbi 50 herë me insistimin për komision të fshehtë; pse po e shkel sot për një serb që më shumë e pa të arsyeshme t’a mbronte Kushtetutën e Serbisë teksa e shkel të Kosovës; dhe pse po insiston ta shkelë prapë duke u mbledhur për votim të qeverisë pa konstituim – vetëm për t’a bllokuar shtetin.”, ka shkruar ajo.
Tutje, shkruan ajo, “gënjeshtrat e llojit “për ta hequr Listën Serbe nga kryesia” mos të na shesin”.
“Veçse, gënjeshtrat e llojit “për ta hequr Listën Serbe nga kryesia” mos të na shesin, sepse e vetmja forcë që dobëson ata është respektimi i shtetit që ata nuk e njohin, dhe zhbllokimi i gjithë Republikës për një pozitë edhe ashtu pa ndonjë funksion madhor.
Duke e trajtuar Kushtetutën si paçavër nuk e dobëson Serbinë, por Kosovën.”, deklaroi Kica-Xhelili.