Doarsa Kica-Xhelili, përfaqësuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se në takim, si përfaqësues i partive politike kemi biseduar në mënyrë strikte për mbarëvajtjen e seancës së datë 15 prill. Ajo foli edhe për letrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilën tha se i mbetet Abdixhikut’i kthejë përgjigje.
“Vlen të theksohet se qëndrimet e LDK-së të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë edhe ofertë publike e LDK-së për të cilindo qytetar të Republikës së Kosovës që zgjedh të votojë për LDK-në. Dhe vlerësoj se në qoftë se një parti politike e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me VV-në, hendek i cili u shndërrua më pas në mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit të vendit, por në përgjithësi për shkak të mënyrës se si ka qeverisur në katër vite. Prandaj vlerësoj se megjithëse kemi përsëritur, për mendimin tim mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e LDK-së, e kuptoj dhe mirëkuptoj pyetjen tuaj meqë natyrshëm këto ditë po vërejmë shumë lëvizje të qëndrimeve të akterëve të ndryshëm të lidershipit të Qeverisë. Nga fjalët e thëna para dhe pas zgjedhjeve por kjo nuk qëndron edhe për LDK-në”, ka thënë ajo.