Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani, pati kore raciste dhe fashiste ndaj shqiptarëve.
Ajo ka shkruar se më neveritëse se kjo zhurmë, është heshtja që e shoqëroi.
“Çdo akt nxitjeje urrejtjeje meriton reagim të menjëhershëm, por mbi të gjitha, nga ata që sot përfaqësojnë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Heshtja nuk është maturi, është bashkëfajësi.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj të jesh në Qeveri dhe të mos reagosh është dorëzim.
“Nuk e di kush prisni të jetë për ne shqiptarët kur nuk jemi për veten?”.