Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar

Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet e “Freedom House” dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit që ta dijë se Qeveria Kurti është e korruptuar.

Ajo, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pohuar se e di vet ajo pasi jeton në Kosovë dhe e di që ekzekutivi i tanishëm është i korruptuar.

“Tani me apo pa Raportin e DASh-it kjo qeveri është e korruptuar, nuk më duhet DASh-i për të ditur se kjo qeveri është e korruptuar e aq më pak nuk më duhet mbështetja e deputetëve të LVV-së që sa herë flasë unë bëjë zhurmë për të njohur këtë të vërtetë”.

Natyrisht se sot nuk prita të guxojë një deputet i LVV-së të flasë ndryshe sepse ne e dimë çka ndodh me ata që kanë mendim ndryshe, ata nuk përfundojnë më duke qenë pjesë në LVV”, ka thënë Kica-Xhelili.

/TV Arbëria

Powered by WordPress