Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është problematike që dikush nga pushteti të tejkalojë darkën për koalicione, e me iu drejtu LDK-së për takime të fshehta.
‘’Është e vërtetë që ne kemi një hendek të madh me Lëvizjen Vetëvendosje, por LDK, praktikisht ka hendek me të gjitha partitë politike në kuptimin, vleror, parimor e të orientimit ideologjik. Pikat tona përbashkuese në fund janë programore’’, është shprehur ajo në Klan Kosova në DPT te Fidani.