Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e LDK-së ka reaguar pas njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo ka thënë se ky njoftim konfirmoi se që nga 1 maji Albin Kurti e ka shkelur Kushtetutën “kur na ka detyruar të votojmë për komision të fshehtë, duke na pamundësuar të votojmë Për/Kundër/Abstenojmë për kandidatin për Kryetar të Kuvendit.”
“Kosova kurrë nuk ka pasur shkelës më brutal, sistematik, me mungesë bazike të njohurive kushtetuese (me gjasë dhe të qëllimshme), të papërgjegjshëm e joetik se Lëvizjen Vetëvendosje, pa dallim!”, ka shkruar ajo.