Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kica-Xhelili: Kurti, pengues i marrëdhënieve me ShBA-të

Kica-Xhelili: Kurti, pengues i marrëdhënieve me ShBA-të

Deputetja e LDK, Doarsa Kica-Xhelili, reagoi me ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se veprimet e tij kanë bërë që SHBA-ja të konsiderojë Kurti si pengesë për marrëdhëniet Kosovë-Amerikë.

Sipas saj, dialogu strategjik me SHBA-në është suspenduar për shkak të pozicioneve dhe deklaratave të Kurtit, që sipas Xhelilit sinjalizon se Uashingtoni po humb besimin në qeverisjen kosovare.

Postimi i plotë:

Kurti si pengues në sytë e Senatit Amerikan

Në mbledhje të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, ku u konfirmua domosdoshmëria që Kosova të anëtarësohet në NATO, që Serbia ende është në agjendat pro-ruse, dhe që duhet një hetim amerikan mbi Banjskën, u aprovua njëzëri edhe Kurti si pengues i marrëdhënieve me SHBA-të.

Dëgjojeni vet momentin kur Kongresmeni Keith Self i drejtohet ekspertëve Edward Joseph, Luke Coffey dhe Max Primorac me pyetjen nëse burokratët e Departamentit të Shtetit e shohin Kurtin si pengesë.