Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kiana Kryeziu garon sot në “Giant Slalom” në Lojërat Olimpike Dimërore

Kiana Kryeziu garon sot në “Giant Slalom” në Lojërat Olimpike Dimërore

Skiatorja kosovare, Kiana Kryeziu do të garojë sot për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Milano-Cortina 2026”.

Ajo do të jetë në garën e “Giant Slalom”, që do të zhvillohet pas disa minutash.

Kiana është e 72-ta me radhë dhe lëshimi i saj bëhet rreth orës 11:45.

Në paraqitjen e saj të parë olimpike, Kiana Kryeziu nuk arriti të shënojë rezultat pozitiv, pasi doli nga shtegu gjatë garës.