Hakmarrja për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh është “detyrë e Teheranit” sepse ndodhi në kryeqytetin iranian, tha të mërkurën lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Sipas Reuters, Khamenei tha se Izraeli kishte siguruar arsyet për “ndëshkim të ashpër” për veten e tij, transmeton Gazeta Express.
Haniyeh është vrarë nga një sulm ajror në Teheran në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, tha grupi, vetëm disa orë pasi Izraeli pretendoi se kishte vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut në Bejrut.
Hamasi fajësoi Izraelin për vdekjen e Haniyeh, të cilën një zyrtar e përshkroi si një “përshkallëzim të rëndë”. Ai tha se Haniyeh në shënjestër në “rezidencën e tij në Teheran, pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian”.