Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KFOR: Mbërrin në Kosovë një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s

KFOR: Mbërrin në Kosovë një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s

KFOR-i ka bërë të ditur se në përputhje me procedurat ekzistuese, një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e tyre të përkohshme në Kosovë, për të kryer një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e KFOR-it.

Një kontingjent i parë i Gardës Skoceze, një regjiment këmbësorie i lehtë i mekanizuar nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbërritur në Kosovë, ku do të stacionohet përkohësisht për qëllime stërvitore.

“Ky aktivitet kryhet rregullisht dhe synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë.”, thuhet në njoftim.