Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KFOR kryen patrullime rutinore në komunë të Istogut

KFOR kryen patrullime rutinore në komunë të Istogut

Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë kryer patrullime rutinë përgjatë “vijës kufitare administrative” në veri të komunës së Istogut.

KFOR thotë se këto aktivitete kanë për qëllim të garantojnë sigurinë dhe të mbajnë një prani të vazhdueshme në zonë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.