Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > KFOR- i vëzhgoi protestën për dinarin në Mitrovicë: Jemi reaguesi i tretë

KFOR- i vëzhgoi protestën për dinarin në Mitrovicë: Jemi reaguesi i tretë

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it ka bërë të ditur se ka bërë mbikëqyrjen e protestës së sotme e cila u mbajt në Mitrovicën e Veriut nga serbët kundër vendimit të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit.

KFOR këtë protestë e ka vlerësuar si paqësore.

“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të bërë në Facebook.

KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress